Dibër/ Preu dru dhe u kap duke i transportuar me kamion, vihet nën hetim 41-vjeçari

Dibër/ Preu dru dhe u kap duke i transportuar me kamion, vihet nën hetim 41-vjeçari

Kamioni me drutë e prera

Një 41-vjeçar është vënë nën hetim, pasi u kap nga Policia Dibër duke transportuar me kamion dru të prera në kundërshtim me ligjin.

Gjatë kontrolleve të kryera në njësinë Administrative Muhurr, unifromat blu kapën në flagrancë A.B., 41 vjeç, duke transportuar me automjet kamion,  lëndë drusore, pa dokumenntacionin përkatës.  

Për pasojë ai u vu nën hetim në gjendje të lirë, për veprën penale "Prerja e paligjshme e pyjeve".  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Dibër, për veprime të mëtejshme. 

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.

M.T/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Flor: 05/08/2023 16:57

    Vetem qe ka IFA akoma duhet tia falin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: 1 maji i sipërmarrësve të turizmit shqiptar

Mero Baze: 1 maji i sipërmarrësve të turizmit shqiptar