Dibër, Rama në Arras:Investojmë
në infrastrukturë dhe kanalizime

Dibër, Rama në Arras:Investojmë<br />në infrastrukturë dhe kanalizime
Kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në njësinë administrative të Arrasit dhe fshatrat Çidhën e Mustafë. Në bashkëbisedimin me banorët e kësaj zone ai shoqërohej nga deputetët Shkëlqim Cani, Rakip Ruli, Blerina Gjylameti dhe kordinatori për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri.  
 
Kandidati Rama premtoi përfundimin e Urës së Lushës, asfaltimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrën, krijimin e një ujëmbledhësi për ujë të pijshëm pa ndalim, sistemimin e rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza, ngritjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujit vaditës, krijimin e një tregu për prodhimet bujqësore, përmirësimin e shërbimit shëndetësor e arsimor ashtu sikurse promovimin e turizmit në këtë zonë. 
 
Kandidati Rama kërkoi nga banorët e Arrasit që ti bashkohen me votën e tyre fitores së madhe të Dibrës në 11 Shtator. “Kërkoj nga ju që edhe Arrasi ti bashkohet ndryshimit të madh të Dibrës, fitores së madhe të Dibrës. Ju kërkoj të më mbështesini fuqimisht për një fitore të thelle më 11 Shtator”, u shpreh Rama.
 
Deputeti Cani vlerësoi kandidaturën e doktor Muharem Ramës ndërsa kërkoi nga banorët e Arrasit të votojnë masivisht në 11 Shtator. “Ky është njeriu i shkëlqyer dhe e njohim të gjithë, nuk kemi nevojë ti bëjmë shumë propagandë. Ne nuk themi që do të ndryshojmë rrjedhën e Drinit. Ne do ta lëmë rrjedhën siç është, do të bëjmë rrugë do të bëjmë ura, do ndihmojmë njerëzit”, u shpreh Cani.
 
Deputeti Rakip Suli vlerësoi se zgjedhja e dibranëve është shumë e thjeshtë. “Ndihem shumë krenar për të kërkuar votën për doktor Remin. Përballë ka një person të cilin e ka testuar zona e Dibrës. I mori votat, u kthye në Tiranë, e coi familen në Amerikë dhe sot kthehet dhe thotë: më votoni mua. Doktor Remi iku u shkollua, u kthye në Dibër dhe prej 20 vitesh së bashku me familjen e tij vazhdon iu shërben dibranëve”, nënvizoi Suli.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për Katerin e Radës lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur