Dibër,Rama:Vëmendje do ti kushtohet
promovimit të turizmit malor 

Dibër,Rama:Vëmendje do ti kushtohet<br />promovimit të turizmit malor 
Kandidati i së majtës për Bashkinë e Dibrës Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në njësinë administrative të Selishtës dhe në Brezhdan të njësisë Tomin. 

Në Selishtë Rama premtoi ndërtimin e një ujëmbledhësi për ujë të pijshëm ashtu sikurse sistemimin e rrjetit të kanaleve të ujërave të zeza, ndërtimin dhe hapjen e një shkolle të mesme.

Rama tha se do të asfaltohet rruga Muhur-Selishtë, do të ngrihen kanalet e vaditjes dhe subvencionohen fermerët në bujqësi e blegtori. Vëmendje do ti kushtohet edhe rindërtimit të rrjetit elektrik ashtu sikurse promovimit të turizmit malor. 

“Jemi një koalicion i madh. Kemi mbështetjen e LSI-së dhe PDIU-së por kemi mbështetjen në radhë të parë të popullit. Populli do të na besojë me votë në datën 11 dhe ne do ti shpërblejmë me punën tonë, duke vënë në jetë projektet tona”, u shpreh kandidati Rama. 

Gjatë takimit të mbajtur në fshatin Brezhdan të njësisë administrative Tomin, kordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri sqaroi edhe ato çka i cilësoi gënjeshtra të kreut të opozitës. 

“Erdhi këtu Lulzim Basha para disa ditësh. Gënjeshtar klasik! Erdhi dhe tha se për lopët ju ka lënë qeveria në harresë. Tha kështu, megjithëse më thanë se ai që bën vaksinat është i partisë së tij. Unë po ju them sot të gjithë ata që janë dëmtuar do të kompesohen 100 për qind”, deklaroi Gjiknuri.

  • Sondazhi i ditës:

    PD paralajmëron protesta, bllokim rrugësh e kaos në Kuvend, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën

PD nxjerr karriget në oborrin e Kuvendit, i vënë flakën