Dibër/ Shkoi për piknik me tre shokët e tij, 19-vjeçari bie nga shkëmbi

Dibër/ Shkoi për piknik me tre shokët e tij, 19-vjeçari bie nga shkëmbi

Foto ilustruese

Dibër – Një 19-vjeçar është plagosur rëndë ditën e sotme në vendin e quajtur "Rrasa e zezë", në njësinë administrative Selishtë, pasi aksidentalisht është rrëzuar nga një shkëmb.

19-vjeçari i identifikuar me inicialet K.B., kishte shkuar për piknik së bashku me tre shokët e tij të identifikuar me inicialet A.M, M.Ll, E.B dhe E.B.

Gjatë kohës që i riu së bashku shokët e tij kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, 19-vjeçari është rrëzuar nga një shkëmb dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore

"Në vendin e quajtur "Rrasa e zezë", në njësinë administrative Selishtë, shtetasi K.B., kishte shkuar për piknik sëbashku me shokët e tij shtetasit A.M, M.Ll, E.B dhe E.B. Gjatë kohës që shtetasit e lartëpërmendur kanë qenë duke u kthyer nga pikniku, dyshohet se aksidentalisht shtetasi K.B., 19 vjeç, është rrëzuar nga shkëmbi dhe për pasojë ka pësuar lëndime trupore",- njofton policia.

Blutë bëjnë me dije se i riu është dërguar në spital dhe po trajtohet me ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Xi Jinping sot në Paris, takohet me Macron! Diskutime edhe për Ukrainën! Lavrov: Samiti i Paqes në Zvicër i padobishëm pa Rusinë

Lufta/ Xi Jinping sot në Paris, takohet me Macron! Diskutime edhe për Ukrainën! Lavrov: Samiti i Paqes në Zvicër i padobishëm pa Rusinë