Dibër/ Tentoi të rrëmbente vajzën e mitur, arrestohet 30-vjeçari i dyshuar

Dibër/ Tentoi të rrëmbente vajzën e mitur, arrestohet 30-vjeçari i dyshuar

Policia e Dibrës

Dibër- Tentoi të merrte me forcë një 15-vjeçare, kapet dhe ndalohet 30-vjeçari i dyshuar. 

Policia e Dibrës njoftoi sot se ka marrë njoftim se në fshatin Lunar, njësia administrative Selishtë, një person po tentonte të merrte me forcë një vajzë të mitur. Menjëherë kanë shkuar në drejtim të këtij fshati.

Si rezultat i veprimeve,  është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i të dyshuarit G. L., 30 vjeç, banues në fshatin Lunar, i cili dyshohet se ka tentuar të marrë me forcë një 15-vjeçare, në rrugë.

Gjithashtu specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore arrestuan në flagrancë J. D., 37 vjeç, banues në fshatin Tomin, pasi duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka dalë nga rruga. Nga aksidenti është dëmtuar lehtë 37-vjeçari.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar