Dibër/ Tentoi të vriste një person në vitin 2022, vihet në pranga 31-vjeçari

Dibër/ Tentoi të vriste një person në vitin 2022, vihet në pranga 31-vjeçari

Policia në Dibër ka vënë në pranga një 31- vjeçarin Esmerald Selxhaferi, pasi tentoi të vriste një shtetas, në vitin 2022.

Sipas policisë, 31- vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në vitin 2022 në bashkëpunim me personin me inicialet B. S, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. L., pas një konflikti të çastit me të.  

Njoftimi i Policisë:

Dibër 

Tentoi të vriste një shtetas, në vitin 2022, vihet në pranga 31-vjeçari.   

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të DVP Dibër kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin E. S., 31 vjeç, banues në Peshkopi, caktuar nga Gjykata e Dibrës, për veprat penale "Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë, dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.    

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se në vitin 2022 në bashkëpunim me shtetasin B. S., kanë tentuar të vrasin  me armë zjarri shtetasin A. L., pas një konflikti të çastit me të.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja