Didi pas takimit me Pansan: Po
hartojmë plan për Lazaratin

Didi pas takimit me Pansan: Po<br />hartojmë plan për Lazaratin
TIRANË - Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane, Alessandro Pansa ka takuar sot homologun e tij shqiptar, Artan Didi në kuadër të nisjes së programit PAMECA 4.

"Pameca 4 është për të pasur një mision të ri komunitar në rrugën e Shqipërisë drejt BE, për të përforcuar marrëdhëniet tona biletareale, që janë shumë të forta, por që mund të forcohen edhe më tej në luftën kundër krimit, pastrimit të parave, krimit ekonomiko-financiar, kontrollin e kufirit, si dhe sigurinë rrugore. Policia shqiptare po bashkëpunon shumë mirë për monitorimin e hapësirave. Përveç kontrollit të ajrit dhe të detit për zonën e Ballkanit kundër drogës", theksoi Pansa para gazetarëve pas takimit.

"PAMECA 4 është mision i BE, që monitoron e mbështet policinë shqiptare sidomos në fushën e infrastrukturës ligjore, por dhe në trajnime dhe mbështetje me logjistikë", do ta përshkruante Artan Didi këtë mision.

Didi gjatë takimit evidentoi dhe prioritetet e Policisë së Shtetit për këtë periudhë si: lufta kundër krimit të organizuar, lufta kundër krimit ekonomiko-financiar, si dhe lufta kundër korrupsionit, ku në fokus të kësaj veprimtarie është dhe goditja e korrupsionit brenda radhëve të policisë.

“Synimi është përmirësimi i shërbimit të ofruar ndaj qytetarëve, duke ngritur një shërbim policor që mendon për to dhe prioritare të punës së saj ka qytetarët.’ – u shpreh Didi.

Didi shpjegoi se Pasna erdhi në Shqipëri për ceremoninë e PAMECA 4, se dy palët konfirmuan që bashkëpunimi është i shkëlqyer, ka nisur që në vitin 1994 e do vijojë me intensitet më të lartë në luftën kundër trafiqeve, narkotikëve.

DIDI: POLICIA PO BËN PLANE PËR LAZARATIN
I pyetur mbi një datë se kur mund të ndërmerret një operacion mbi Lazaratin, Didi theksoi se "në këtë sfond Lazarati është i përmendur dhe i trajtuar; policia shqiptare është duke bërë plane, të cilat janë në zhvillim e sipër në zonën e Gjirokastrës dhe të tjera në Shqipëri. Këtë e tregojnë rezultatet e larta në bllokimin e lëndëve narkotike dhe në Lazarat po merren masa për të kufizuar, por më pas do shqyrtojmë për hapa të mëtejshëm".
 
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim