Didi:Prova për Alikon është vetë
Lazarati, Prokuroria të hetojë

Didi:Prova për Alikon është vetë<br />Lazarati, Prokuroria të hetojë
TIRANE- Kreu i Policisë së Shtetit Artan Didi një ditë pas akuzave që policia e shteti depozitoi në ngarkim të kreut të komunës Lazarat Dasho Aliko, shprehet se prova më e fortë që implikon Alikon me paligjshmërinë e gjetur në Lazarat janë droga, armët dhe çdo provë tjetër që policia ka mundur të gjejë në brendësi të fshatit. Procedimi ndaj Alikos është depozituar në prokurorinë e Krimeve të Rënda, teksa për masën e sigurisë nëse Aliko duhet apo jo të arrestohet Didi u shpreh se këtë e vendos gjykata dhe jo policia.
 
“Për të vendosur për masni e sigurisë është kompetente prokuroria që duhet tia kërkojë gjykatës, dhe gjykata duhet ta vendosi. Ne e kemi referuar në Prokuorri dhe po kryhen të gjitha veprimet. Përderisa kemi bërë procedimin penal dhe referimin, personi në fjalë duhet të përgjigjet, pastaj për masën e sigurisë e vendos gjykata. Prova e gjallë është Lazarati që akoma po gjejmë kanabis dhe armë”, tha Didi.

Didi pranoi dhe faktin se gjatë operacionit ka patur dekonspirim nga uniformat blu, kryesisht efektivë të komisariatit të Gjirokastrës për një pjesë të tyre tashmë kanë nisur dhe masat ndëshkuese.
 
I pyetur nëse në këtë fshat ka pasur edhe trafik të drogave të forta, pas zbulimit të laboratorë droge, Didi tha se “Si një territor ku nuk kishte kontroll dhe organe ligjzbatuese ishte parë si një bazë e sigurt për të bërë trafik dhe tranzitin edhe të drogave të forta”.

Ndërkaq, kryepolici Didi mohoi kategorikisht spekulimet se punonjësit e policisë kanë marrë sende me vlerë gjatë kontrolleve të ushtruara në banesat në Lazarat.
 
“Nuk është vërtetuar asnjë rast që të jenë marrë sende me vlerë, dhe nuk është e vërtetë që punonjësit e policisë kanë marrë sende me vlerë nga Lazarati”, tha Didi.
 
Ndërkaq, Didi tha se krahas aksionit në Lazarat, strukturat e policisë janë në kërkim të vendndodhjes së persona që qëlluan në drejtim të policisë, dhe kapjen e tyre.

Kreu i Policisë mbajti këto qëndrime lidhur me Lazaratin gjatë një takimi të Policisë së Shtetit me partnerët e Bashkimit wuropian me temë “Policimi në komunitet”.
 
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë