"Die Presse": Rene Rexhepi
Steve Jobs-i i kuzhinës

Steve Jobs-i i kuzhinës">
GJERMANI - Gazeta prestigjioze gjermane “Die Presse” e ka quajtur kuzhinierin e famshëm shqiptar nga Tetova si “Steve Jobes-in e kuzhinës". Këtë e ka bërë në një shkrim, që i ka dedikuar dje Rene Rexhepit, duke ia vënë cilësimin "Steve Jobes" edhe në titull.
 
“Programi i trajnimit në kuzhinën e tij është bërë kolegj elitar. Me dhjetëra kuzhinierë të rinj konkurrojnë, për të fituar shansin, që për pak muaj të mësojnë punën në këtë restorant”, thuhet më tej në shkrimin, që gazeta i ka dedikuar kuzhinierit.
 
Më pas përshkruhet se si në një pllakë të nxehtë, Rexhepi rreh një vezë të madhe pate. Një grusht barishte të vëna në një pjatë të vogël presin për t`u shpërndarë mbi vezën e fërguar. Janë këto momente, kur mysafiri në restorantin 'Noma" ndjehet si në përrallën “Rrobat e reja të perandorit”.

Në mes të të ftuarve nuk ka vetëm “Foodies”, siç quhen ndryshe turistët, për të cilët atraksionet turistike duhet të jenë patjetër me disa yje, por edhe festues ditëlindjesh apo dasmash si dhe kuzhinierë dhe gastronomë.
 
"Ata regjistrojnë çdo detaj, çdo kombinacion. Kështu, restoranti "Noma" në vitet e kaluara ka qenë jo vetëm restoranti më i mirë në botë - sipas një liste legjendare të San-Pellegrinos - por edhe restoranti më me ndikim", shkruan "Die Presse", të cilit i referohet "Alb Info".
 
Rene Rexhepi (René Redzepi) ka themeluar në Kopenhagen kuzhinën e re te gjelbër nordike, e mbështetur fuqishëm në përbërësit vendorë, gatime të përcaktuara në mënyrë strikte sipas sezonit dhe që përdor perime, barishta dhe bimë, të cilat kuzhina nuk i njeh ose i ka harruar. Kjo kuzhinë e tij është cituar, kopjuar dhe zhvilluar më tej.
 
Ekipi i Rexhepit tashmë po punon për kthimin e restorantit në vendin e parë, para së gjithash, e receta të reja. Danezi me rrënjë kosovare (kështu e quan “Die Presse” tetovarin) është duke e përgatitur një libër të ri gatimi. Dhe ka kohë që programi i trajnimit në kuzhinën e tij është bërë kolegj elitar. Janë me dhjetëra kuzhinierë të rinj, që konkurrojnë, për të fituar shansin, që për pak muaj të mësojnë dhe provojnë punën në këtë restorant.
 
Çdo të shtunë, pasi mbyll dyert restoranti, ata prezantojnë një numër idesh dhe gjellërash të reja. Aty hahet deri në orët e para të mëngjesit, diskutohet çdo detaj i gjellës së provuar dhe natyrisht, nga pak edhe pihet.
 
Përballë restorantit qëndron një anije ku, me mbështetjen e shtetit, Rexhepi ka ngritur një laborator ushqimi. Aty bëhen eksperimente, maten, vlerësohen ushqimet.
 
Të gjitha këto, Rexhepi dhe kuzhinierët e tij ua tregojnë personalisht çdo mysafiri të interesuar. Rene Rexhepi është Steve Jobs i kuzhinës botërore. Dhe kjo nëkupton edhe fokusimin në marketingun e përsosur, por jo vetëm në të.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Pse e qara shkakton dhimbje koke?

Pse e qara shkakton dhimbje koke?