Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga moti i qëndrueshëm por edhe i acartë njëkohësisht. Dielli do të mbizotërojë përgjatë gjithë ditës duke përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare.
Temperaturat e mëngjesit pritet të arrijnë në zonat malore -6ºC, në ato të ulta -5ºC dhe ato bregdetare 2ºC.
Në vlerat e mesditës tempeaturat pritet të arrijnë vlerat 3ºC në zonat malore, 10ºC në ato të ulta dhe 11ºC në ato bregdetare.