TIRANË- Ditët e fundit Tirana, por jo vetëm është përfshirë nga temperaturat e ulëta. Pas disa muajsh në stinën e dimrit, po përjetojmë ato që quhen temperatura tipike.
Në rrugët e Tiranës tashmë sheh njerëz të mbështjellë me pallto e shall të ngrohtë. Meteorologu Hakil Osmani tregon për Report Tv se në kryeqytet këtë fundjavë temperaturat minimale do të arrijnë deri në 0 gradë celsius.
“Pritet që të kemi këto temperature tipike të muajit të dimrit duke bërë që vlerat termike minimale të shënohen në zonat malore me -5 dhe -6 gradë Celsius ndërsa vlerat maksimale do të shënohen përgjatë ultësirës perëndimore me 11 dhe 12 gradë Celsius. Në Tiranë pritet që të jenë vlerat tipike të muajit të dimrit duke bërë që vlerat minimale të shënohen në 0 dhe 1 gradë celsius ndërsa vlerat maksimale do të shënohen në 9 gradë Celsius”- u shpreh meteorologu
Natën e ndërrimit të viteve meteorologu shpjegon se do të ketë mot të kthjellët, por të ftohtë.
“Në natën e ndërrimit të viteve pritet që moti të jetë kryesisht i kthjellët ndërsa vranësirat do të jenë më të fokusuara në zonat malore, por edhe pse do të jetë një mot i kthjellët pritet që të jetë i freskët gjatë mëngjeseve dhe mbrëmjeve duke bërë që vlerat minimale të shënojnë sërish -5 dhe -6 gradë Celsisus ndërsa ato maksimale do të jenë me 10 dhe 11 gradë Celsius”-tha Hakil Osmani
Temperaturat e ulëta pritet që të sjellin dhe reshje të lehta dëbore në Kukës, Pukë, Peshkopi, Korçë dhe Ersekë.
B.K./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.7%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 7401
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrebeshe e shtrëngata në gjithë vendin, Gjoni për Report Tv: Nga mesdita e së shtunës ikin reshjet, por ulen temperaturat
22 Nëntor, 12:57
-
Mos harroni çadrat, sot reshje shiu dhe rrebeshe në gjithë vendin
22 Nëntor, 07:16
-
Mos harroni çadrat, sot reshje shiu dhe rrebeshe në gjithë vendin
20 Nëntor, 07:20
-
Diell dhe temperatura deri në 16 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
17 Nëntor, 07:27
-
‘Reshje shiu në të gjithë vendin dhe temperatura deri në 15 gradë’ Anira Gjoni për Report Tv: Qarqet më të rrezikuara Gjirokastra dhe Vlora
14 Nëntor, 13:15
-
Nga nesër në mbrëmje reshje shiu, në veri të shoqëruara edhe me dëborë! Ulen temperaturat
11 Nëntor, 15:55
-
Parashikimi i motit për javën/ Ulen ndjeshëm temperaturat! E marta dita më e ftohtë! Të mërkurën fillojnë shirat
11 Nëntor, 07:39
-
E dielë me diell por kujdes, vishuni! Temperaturat janë ulur ndjeshëm deri në - 2 gradë Celcius! Shikoni hartën
10 Nëntor, 07:51
-
Diell dhe kthjellime, temperatura deri në 21 gradë celsius...parashikimi i motit për sot
9 Nëntor, 07:30
-
Kthjellime dhe temperatura deri në 22 gradë celsius, parashikimi i motit për sot
8 Nëntor, 07:26
-
Kthjellime dhe temperatura deri në 24 gradë celsius, parashikimi i motit për këtë javë
4 Nëntor, 07:29
-
Kohë ideale për të shijuar të dielën buzë bregdetit, parashikimi i motit për sot
3 Nëntor, 09:12
Dilni në dritare me tharëse flokësh të gjith në ora 23:00 dhe do shikoni që do bëhet shumë llapë kshu vapë.
PërgjigjuTemperaturave qofte te uleta apo te larta jua bejme hallin por termetit cfare ti bejme?
Përgjigju