Diell dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit për sot

Diell dhe temperatura deri në 21 gradë, parashikimi i motit për sot

Foto ilustruese

Ditën e Premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga e njëjta situatë meteorologjike me mot të qëndrueshëm e kohëzgjatje të orëve me diell. Nuk do të mungojnë as vranësirat e herëpashershme në formën e reve të mesme dhe të larta transparente.

Vranësirat do të shoqërohen me reshje të dobëta shiu përgjatë maleve në veriperëndim të vendit në orët e pasdites.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-7m/sek, ndërsa në lugina dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës shfaqet intensive me shpejtësi 11-17m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-3ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore -2 deri15 °C

në zonat e ulëta 0 deri 21°C

në zonat bregdetare 5 deri 21 °C

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin