Moti në vend vijon më kthjellime dhe vranësira kalimtare deri pak pas mesditës kur vranësirat zhvillohen lokalisht duke sjellë shira afatshkurtër dhe të papërfillshëm në zonat e ulëta dhe malore, ndërsa bregdeti mbetet me kthjellime. Por, sipas MeteoAlb, sërish orët e vona të pasdites dhe mbrëmjes largojnë vranësirat dhe reshjet duke bërë që kthjellimet të jenë dominuese.
Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 9°C mëngjesi deri në 30°C mesdita.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi deri 35 km/h, nga drejtimi permanent Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3 ballë