Moti me diell dhe temperatura të larta na kanë shoqëruar prej disa ditësh tashmë, duke sjell në vend ditë vere edhe pse zyrtarisht jemi në pranverë. Kjo ka bërë që disa qytetarë në Fier të fillojnë plazhin para kohe, duke shkuar në bregdetin e Darzezës. Sikurse mund të duket edhe në video, at ajanë ulur nëpër shezlonge duke shijuar diellin, e disa prej madje janë futur edhe në ujë.
Ndërkohë sezoni turisti është çelur tashmë dhe vendi prite të vizitohet nga turistë të shumtë. Qeveria është shprehur optimiste edhe në lidhje me heqjen e masave anti-COVID gjatë sezonit veror, që do të ndihmonte edhe më tej sektorin e turizmit.