Diesel, qenushja hero që dha jetën
në Paris në luftën kundër terrorizmit

Diesel, qenushja hero që dha jetën<br />në Paris në luftën kundër terrorizmit
Qenushja hero, Diesel, ka humbur jetën pak orë më parë ditën e sotme, gjatë një shkëmbimi zjarri me militantë të ISIS, që fshihen pas masakrës që ndodhi të premten.

Shepardi belg, 7-vjeç, u dërgua në ndërtesën ku fshiheshin personat e dyshuar, për të nuhatur kurthet, por u nda në disa pjesë kur një grua filloi të shtënat ndaj saj dhe policisë me një kallashnikov AK-47, dhe më pas aktivizoi jelekun e eksplozivit.

Qeni shumë i dashur ishte dekoruar me disa medalje gjatë karrierës së gjatë me forcat e policisë. Një oficer policie tha se 'ishte njësoj sikur humbën një nga kolegët', ndërsa të tjerë thanë se Diesel humbi jetën 'për të mbrojtur ngjyrat e flamurit'.

Vdekja e Diesel po vajtohet masivisht në rrjete sociale nën hashtag-un #JeSuisChien. Togfjalëshi që përkthehet 'unë jam një qen', i referohet solidaritetit mbarëbotëror me #JeSuisCharlie pas sulmeve terroriste në revistën satirike Charlie Hebdo në janar.
diesel
diesel
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës

VIDEO/ Zjarr në ndërtesën historike në qendër të Londrës