Dietat e deputetëve, Berisha: Parlamenti t'i tërheqë paratë, lëvizjet jashtë Tiranës do i përballoj me të ardhurat e mia! Kuvendi: Lapsus, nuk përfiton

Dietat e deputetëve, Berisha: Parlamenti t'i tërheqë paratë, lëvizjet jashtë Tiranës do i përballoj me të ardhurat e mia! Kuvendi: Lapsus, nuk përfiton

Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar tërheqjen nga llogaria e tij të dietave të derdhura nga Kuvendi për muajin shkurt. Në Facebook, ai shkruan se kishte mësuar nga mediat se kishte përfituar shumën prej 75 mijë e 250 lekë dieta, duke i kërkuar parlamentit të tërheqë shumën.

“Sot nga mediat mësova se në llogarinë time bankare parlamenti ka derdhur për muajin shkurt dieta për mua si dhe për 93 deputetë të tjerë shumën prej 75 mijë e 250 lekë dieta. I kërkoj parlamentit t’i tërheq ato nga llogaria ime bankare ku i ka derdhur. Unë jam deputet i Qarkut të Tiranës dhe si i tillë nuk do pranoj asnjë dietë deri në fund te mandatit. Lëvizjet e mia jashtë Qarkut të Tiranës do t’i përballoj me të ardhurat e mia”, shkruan ai.

Nga ana tjetër, Kuvendi ka sqaruar se Berisha nuk përfiton asnjë dietë dhe se emri i tij në kolonën 'dieta' është një lapsus në publikimin online.

"Në lidhje me deklaratat e deputetit Sali Berisha, Kuvendi i Shqipërisë bën me dije se në llogarinë bankare të deputetit Sali Berisha, për muajin shkurt është depozituar shuma totale e muajit ku nuk janë përfshirë dietat. Në kolonën dieta është një lapsus në  publikimin online, pasi siç mund të verifikohet nga kjo faqe,  totali i shumës së derdhur në llogari të deputetit nuk përmban dietat", njofton Kuvendi.


Lajmi kryesor:

Nga karburanti, telefoni dhe qiraja, dietat e deputetëve i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 120 mijë euro! Ja deputetët që hoqën dorë nga përfitimet


Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës

Meta në 'sulm', Milaim Zeka në 'Frontline': Arrestimet e mëdha bëhen fundjavave! Nuk mund askush të fitojë luftën ndaj Amerikës