Dietologji, ju sjellim
“ylberin” në pjatën tuaj

Dietologji, ju sjellim <br />“ylberin” në pjatën tuaj
Ka vite tashmë që rekomandohet konsumi i pesë ose gjashtë racione frutash dhe/ose perimesh në ditë. Me një racion kuptojmë dy fruta të vogla, një të madhe ose një filxhan mesatar me fruta si rrushi apo qershitë.
Me anë të konsumit të frutave dhe perimeve me ngjyra të ndryshme përftojmë vitamina dhe minerale për organizmin tonë, thelbësore për shëndetin. Sa më shumë ngjyra të përmbajnë pjatat tuaja, aq më e lartë do të jetë sasia e lëndëve ushqyese.
Rëndësia e përfshirjes së frutave dhe perimeve në dietë qëndron në faktin se këto janë ushqime të plota, të pasura me fibra, vitamina dhe enzima dhe me përparësi karshi ushqimeve të përpunuara pasi nuk përmbajnë substanca konservuese dhe produkte kimike artificiale.
Nga e marrin ngjyrën bimët?
Lëndët fitokimike janë përgjegjëse për ngjyrën dhe shijen e bimëve. Këto lëndë përbëhen nga më tepër se 600 substanca kimike natyrale të cilat mund të ndahen në katër kategori.
Antioksidantë: shmangin dëmtimin e qelizave nga radikalet e lirat si dhe luftojnë problemet e zemrës.
Lëndë dezintoksikuese: ndihmojnë trupin që të eliminojë lëndët toksike.
Modulatorë hormonalë: imitojnë veprimin e disa prej hormoneve të trupit. Ndihmojnë në rregullimin hormonal.
Rregullatorë qelizorë: frenojnë ose kontrollojnë rritjen e qelizave “të padëshiruara” për organizmin.

Armët që ndihmojnë kundër plakjes
Lëndët fitokimike: antocianina,
kercitina, reveratroli, përbërje fenolike.
Këto lëndë gjenden te rrushi, patëllxhani, manaferra, qepa vjollcë, panxhari, kumbulla, fiqtë, rrushi i thatë dhe lakra ma ngjyrë.
Përfitimet nga ushqimet me ngjyrë vjollcë:
Të pasura me minerale, ulje e kolesterolit dhe mbrojtje kundrejt sëmundjeve të zemrës.
-Rregullim i presionit arterial dhe parandalim i plakjes qelizore, antioksidantë të përkryer që ndihmojnë në luftimin kundër plakjes.
-Mbrojtje karshi disa lloje kanceri dhe ndihmon kujtesën si dhe funksionimin e mirë të rrugëve urinare.
-Rrushi Për 100 gram përmban vetëm 77 kilokalori. Ndihmon në tretje dhe ka efekte laksative. Përmban kalium.
-Qepa ngjyrë vjollcë Antioksiduese e fuqishme. Stimulon prodhimin e rruazave të bardha të gjakut.
-Manaferra Përmban vitaminë C, E dhe kalium. Ndihmon në procesin e cikatrizimit, frenon mutacionet qelizore dhe ndihmon në rigjenerimin e lëkurës. E pasur me fibra.
-Panxhari Ka veti antioksiduese dhe përmban acid folik. Një gotë me lëng panxhari çdo ditë ndihmon në rastet me probleme hepatike ose renale. I kombinuar me karrotën dhe selinonë ka veti kurative.
-Patëllxhani Ka veti antioksiduese, ndihmon në eliminimin e substancave të dëmshme për organizmin. Ka veti diuretike dhe laksative.
-Kumbullat e zeza Rekomandohen në rastet e konstipacionit për efektet e saj laksative.

Karakteristika të frutave dhe perimeve në varësi të ngjyrës së tyre

Ngjyra kafe
-Lëndët fitokimike: lignanet. Gjenden në farat e susamit, thekër dhe në drithëra të tjera.
-Përfitimet nga ushqimet me ngjyrë kafe
-Ndihmon funksionimin normal të lëkurës, duke përfshirë dhe flokët e thonjtë; shmang rrudhat e parakohshme.
-Redukton riskun e kancerit të kolonit.

Ngjyra e kuqe
-Lëndët fitokimike: likopeni, anticianinat, flavonoidet, acidi oleik.
-Gjenden te domatja, manaferra, qitro e kuqe, shalqini, molla e kuqe, speci i kuq, qershitë, rrushi i kuq, dardhat e kuqe, shega dhe luleshtrydhet.
-Përfitimet nga ngjyra e kuqe përfshijnë:
-Ndihmon në parandalimin e kancerit të gjirit, prostatës dhe vezoreve, si dhe në parandalimin e sëmundjeve të zemrës.
-Lehtësim i simptomave premenstruale.
Ngjyra jeshile
-Lëndët fitokimike: indole, polifenole, luteinë, beta-sistosterol.
-Këto lëndë gjenden te brokoli, lakra, avokado, sallata (të gjitha llojet), bizelja, kivi, molla jeshile, rrushi jeshil, pjepri, dardha jeshile, asparagu, bathë, spinaqi, speci jeshil dhe kungulli.
-Përfitime nga ushqimet me ngjyrë jeshile:
-Reduktim i riskut për kancer të vezoreve, të gjirit dhe prostatës. Ruajtje e fortësisë së kockave dhe dhëmbëve si dhe ruajtje e të parit.
Lëndët fitokimike: beta-karoteni, kercitina, luteina, zeaksantina, limoneni. Këto lëndë takohen te karrota, papaja, pjepri, speci i verdhë, misri, portokalli, pjeshka, limoni, mandarina, qitro, patatja dhe mango.

Përfitimet nga ushqimet me ngjyrat portokalli dhe e verdhë
Ulje e nivelit të kolesterolit, mbrojtje kundrejt kancerit dhe sëmundjeve të zemrës.
Përforcim i sistemit imunologjik, reduktim i rrezikut për kataraktë dhe degjenerim makular në sy.
Veprim antioksidant.
Grup i pasur me vitaminë C.
Marre nga Almedicus
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza