Dietologjia, ja çfarë fshehin
tabletat për dobësim

Dietologjia, ja çfarë fshehin<br />tabletat për dobësim
Ja tableta magjike që ju dobëson; heq dhjamin e tepërt gjatë kohës që ju flini, pa aktivitet fizik stresues ose dieta hipokalorike. Me siguri doni të dini kush është, ku mund ta blini, si ta përdorni. Epo, përgjigjja e këtyre pyetjeve nuk është ajo që me siguri doni të dëgjoni. FDA, organizmi më i lartë kontrollues i tregut të barnave dhe ushqimeve në SHBA, nxjerr alarmin dhe shpjegon: Tableta dhe integratorë të tillë nuk ekzistojnë, nuk i duhet besuar publicitetit që premton gjithë këto rezultate, por mbi të gjitha duhet treguar kujdes për përmbajtjen e këtyre çajrave a tabletave, shpesh të reklamuara si ‘bimore’.
FDA shpjegon se këto produkte nuk janë integratorë ushqyes të ligjshëm. Janë në fakt disa barna shumë të fuqishme të maskuar nga produkte natyrale ose ‘me bazë bimore’ dhe përbëjnë rrezik për shëndetin e konsumatorëve të shumtë: fatkeqësisht nuk janë të pakta rastet që kanë çuar në vdekje. Në disa produkte të tilla, të shitura si integratorë, janë zbuluar substanca të dëmshme të fshehura, përfshi lëndë të ndaluara për ndikimin në presionin e gjakut ose akoma të pa aprovuara nga Shtetet e Bashkuara. Problemi i vërtetë është se këto produkte është shumë vështirë të identifikohen e shiten jo vetëm në dyqane jo të përshtatshme, por edhe në internet. Për këtë FDA u ka bërë një apel konsumatorëve në të gjithë botën që të jenë të kujdesshëm e të zgjedhin produktet e duhura e nën udhëheqjen mjekësore.
Është e rëndësishme të theksohet se jo çdo integrator për dobësim përbën një rrezik, por duhet të mësojmë të bëjmë dallimin e të jemi të sigurt që nuk kanë efekte anësore. Nëse këtë gjë nuk mësojmë ta bëjmë vetë, atëherë këshillohet medoemos të kontaktohet një mjek ose dietolog për të verifikuar elementët përbërës të produktit. Vetëm specialistët mund të dallojnë informacionet e vërteta nga ato të rreme e duhet t’i vini në dijeni për efekte a shqetësime që mendoni se mund të jenë të lidhura me përdorimin e integratorëve. Kuptohet që barnat e mirëfillta për dobësim duhet të përdoren vetëm me përshkrim dhe nën kontroll mjekësor.

Më pak kohë, më pak para!
Kur shkoni për të bërë pazar, bëni gjoja sikur keni pak lekë e kur të jeni në shtëpi (ndonëse shpesh e vërtetë) bëni sikur nuk keni kohë të gatuani. Nëse keni pak lekë do të blini ushqime që kushtojnë pak (perime, fruta, cereali, peshk të vogël) dhe do të evitoni ato që kushtojnë shumë (djathërat e yndyrshëm, ushqimet e thata e të tymosura, konservat). Nëse keni pak kohë për të gatuar do të thotë që do hani të pagatuar çdo gjë që mund të hahet e tillë (për shembull, perimet e pjekura i humbasin thuajse të gjitha vitaminat nga nxehtësia, të pagatuarat përmbajnë çdo vlerë ushqimore.
(Shkrimi eshte botuar ne te perjavshmen  Almedicus, Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza

Hezbollahu godet një fushë futbolli në Izrael, 10 viktima, fëmijë dhe adoleshentë! 30 të vrarë nga sulmet izraelite në një shkollë në Gaza