Çokollata e zezë
është ushqimi kryesor antistres. E pasur me magnez dhe neurotransmetuesin anandamid ju ndihmon të ndiheni të qetë. Ajo përmban gjithashtu doza të mëdha feniletilamine, një substancë që rrit nivelin e endorfinave. Për më tepër ajo ul edhe nivelin e kortizolit.
Banania
Është e pasur me vitaminë B, një përbërës i rëndësishëm për të mbajtur hormonet e stresit dhe tensionit arterial në nivele të ulëta edhe në situatat më stresuese.
Kumbullat dhe avokadot
Janë të pasura më kalium që ndihmon në uljen e tensionit arterial dhe stresit.
Spinaqi
I pasur me magnez, ai përmirëson dhimbjen e kokës dhe lodhjen e shkaktuar nga stresi.
Boronica
Është e pasur me antioksidantë e vitaminë C që forcojnë imunitetin për të përballuar stresin.
Mishi i kuq
I pasur me hekur e vitaminë B dhe zink mund të jetë zgjidhja më e mirë gjatë një dite stresuese, por mos e teproni duke e përdorur për një kohë të gjatë sepse bëhet i dëmshëm për shëndetin.
Qumështi
I pasur më antioksidantë, vitaminë B12, B2, bllokon aktivitetin e radikaleve të lira të shoqëruar më stresin. Kalciumi i pranishëm në qumësht është shumë i mirë për të lehtësuar stresin tek femrat në post-menopauzë. Rekomandohet qumësht i skremuar.
Djathi
Përmban proteina, kalcium, vitaminë B2, B 12.
Salmoni
I pasur me acide yndyrore omega 3, ul prodhimin e hormoneve të stresit. Nga ana tjetër rrit nivelet e serotoninës duke ju bërë më të kënaqur.
(Almedicus/sg/shqiptarja.com)