TIRANE - Qendra e Tiranës, që përfshin Pallatin e Kulturës, Poliklinikën Qendrore e deri tek Zogu i Zi është pa energji elektrike si pasojë e një difekti në rrjet. Pa energji është edhe qyteti i Peqinit.
CEZ ka njoftuar mëngjesin e sotëm se për shkak të një difekti në fiderin që furnizon zonat e Zogut të Zi, Poliklinikës Qendrore dhe Pallatit të Kulturës në Tiranë, këto zona janë pa energji elektrike.
Gjithashtu, difekt ka pësuar edhe nënstacioni "Përparim" në Elbasan e si pasoje qyteti i Peqinit momentalisht është pa energji. Grupet e punës po punojnë për riparimin e difekteve dhe rikthimin sa më shpejt të energjisë,"- thuhet në njoftimin e kompanisë.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com