Digitalb feston 19-vjetorin e suksesit në industrinë e transmetimit televiziv. Që nga themelimi i tij në vitin 2004, shumë shpejt DigitAlb u bë pjesë e pandashme e qindra familjeve shqiptare kudo në botë.
15 Korriku i vitit 2004 shënjoi historinë e transmetimeve dixhitale në Shqipëri, duke transformuar mënyrën se si shqiptarët shohin televizionin e duke sjellë teknologji të avancuar të transmetimit, përmbajtje cilësore e shumëllojshmëri zgjedhjesh për të gjithë shikuesit. Me një angazhim të vazhdueshëm për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e audiencës, DigitAlb është zhvilluar e rritur ndër vite, e ka mbetur gjithmonë lider, si Platforma Televizive më e dashur e të gjithë shqiptarëve.
Në këtë 19-vjetor, Digitalb vazhdon të japë një kontribut të madh në tregun televiziv shqiptar dhe po tregon një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme në një industri kaq të ndryshueshme dhe inovative.
DigitAlb sjell gjithmonë argëtim me premierat ekskluzive në gamën më të madhe të kanaleve kushtuar kinemasë, dokumentarëve, serialeve, programet më të dashura për vogëlushët të gjitha në shqip, kampionatet sportive me ligat elitare të futbollit evropian e gjithçka që ofron bota e madhe e televizionit, në çdo moment e në të gjithë botën, me cilësinë më të lartë të zërit dhe figurës. Edhe pse DigitAlb ofron vazhdimisht risi dhe evente të jashtëzakonshme televizive, sërish mbetet pranë abonenteve me ofertat më të mira në treg e për çdo shportë familjare.
Këtë ditëlindje DigitAlb e feston me oferta dhe dhurata për të gjithë abonentët!
Vizitoni pikat e shitjes DigitAlb ose online në www.digitalb.al dhe përfitoni ulje cmimi deri në 8000 Lekë për çdo riabonim në paketat 3 & 12 mujore, Tokësore dhe Satelitore. Plot dhurata e surpriza do të ketë edhe për abonentët e rinj, të cilët përfitojnë Dekoder FALAS ose flyBOX me 50% ulje.
DigitAlb, 19 vjet pjesë e familjes!