Një police shqiptare që jeton prej 25 vitesh në SHBA i është bashkuar protestës së 28 Nëntorit në Tiranë. Ajo tha se kishte qarë kur ishin dhunuar protestuesit dhe u bëri thirrje efektivëve të hiqnin kapelet e t’i bashkoheshin popullit.
“Kam 25 vite që jetoj në Amerikë. Kam ardhur në protestë. Ju them të gjithëve të bashkohemi dhe të mos dorëzohemi kurrë. Shqipëria është dhe do të mbetet gjithmonë e shqiptarëve.
Kam qarë me kokërr loti kur dhunohen protestuesit. Policia është për të mbrojtur popullin, jo për të mbrojtur krimin. Por e bëjnë nga varfëria. Duhet të heqin kapelet, t’i bashkohen popullit. Ai që është në pushtet nuk është mbret. Është një njeri, nesër vjen tjetri. Hap rrugën”, tha ajo pwr Report Tv.
Lajmi kryesor:
LIVE TV- Festë dhe protestë në Tiranë, protestuesit mblidhen në shesh: Shqipëria do të rrojë, për të luftojmë ne! Shfaqen edhe të mitur me maska








