Digjen 16 ha grurë në Fier, fermeri: 200 mijë lekë dëm! Nëse është e qëllimshme, haram e pastë bukën që ha

Një sipërfaqe prej 16 ha e mbjellë me grur ështe përfshirë nga flakët mesditën e sotme në fshatin Topojë në Fier. Sipërfaqja në pronësi të një prej kultivuesve më të mëdhenj të grurit në zonë, Mili Sako është shkrumbuar vetëm për 1 orë pasi flakët të favorizuara edhe nga era janë përhapur me shpejtësi duke rrezikuar edhe një stan pranë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë zjarrfikësja e cila ka bërë të mundur shuarjen e flakëve. Për fermerin Sako dëmi ekonomik është i konsiderueshëm teksa nuk beson se mund te jetë një zjarrvënie e qëllimshme.

“Isha duke punuar në një parcel tjetër. Lamë punën atje dhe pamë që ishte djegur gruri që ishte pa korrur. Ishte 16 ha e paprekur fare. E përpiu flaka për 1 orë. Erdhi zjarrfikësja por ikte me vrull të jashtëzakonshëm. Mori flakë dhe stani. Dëmi ekonomik është rreth 20 milionë të vjetra. Do e korrja nesër. Nuk e di pse është shkaktuar zjarri, nuk vë dot dyshime se nuk kam konflikte me njeri. Nëse e ka vënë një dorë, haram e pastë bukën që ha. Është tmerr. Është gjithë ajo mund e sakrificë. Është mëkat të djegësh bukën e kalamajve”, tha Sako.

Fermeri Sako këtë sezon ka kultivuar 45 ha sipërfaqe të mbjellë me grurë, ndërkohë që gruri më cilësor tashmë është shkrumbuar. Sako apelon për të gjithë fermerët kujdes të shtuar gjatë djegies së hamullave pasi një pakujdesi e vogël mund të shkaktojë dëme të mëdha.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:24
Fermerët në Maliq djegin barin për të pastruar tokën, flakët rrezikojnë sipërfaqet me grurë

 

Në disa toka bujqësore të zonës se Maliqit, fermerët për të pastruar barërat, i vendosin zjarrin këtyre të fundit. Por situata është kthyer në tepër shqetësuese pasi, jo në pak raste janë rrezikuar dhe sipërfaqet me grurë i cili është pothuaj në ditët e fundit para korrjes.

Ditën e sotme qindra dylym toke janë përfshirë nga flakë te pakontrolluara të vëna qëllimisht, për të cilën u angazhuan disa zjarrfikëse te Maliqit.

Kryetari i Bashkisë Maliq Gezim Topçiu, në Facebook bëri thirrje për policinë të vërë para ligjit personat që kanë shkaktuar flakët.

‘Zjarrvënie në fushën e Maliqit. Një problematik e cila duhet të marrë fund sa më parë. Zjarri dëmton jo vetëm mikroflorën por edhe përbën një rrezik shumë të madh për të gjitha kulturat bujqësore e veçanërisht për grurin ende të pa korrur. Apel për kujdes maksimal nga të gjithë , por edhe për organet e policisë të shtetit në vënien para përgjegjësisë të shkaktarëve.’- shkruan ai.

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja