Digjen 2 makina natën në Elbasan, njëra e kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, dyshohet e qëllimshme

Digjen 2 makina natën në Elbasan, njëra e kryeinspektorit të Inspektoratit Shëndetësor, dyshohet e qëllimshme

Blendi Musaj

Gjatë natës në Elbasan janë djegur dy makina në lagje të ndryshe, ndërsa njëra prej tyre i përket kryeinspektorit të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, Blendi Musaj. 

Makinat e djegura janë 'Audi' te lagja 'Vullnetari' në pronësi të Musajt që ka edhe një farmaci dhe e dyta "Peugeot" në pronësi të shtetases me inicialet K.P. te 'Beqir Dardha'. 

Policia thotë se rrethanat janë ende të paqarta, ndërsa dyshohet se 'Audi' u dogj qëllimisht.

Grupi hetimor ka nisur verifikimet ku dyshohet se makina e Musajt është djegur qëllimisht. Mbrëmjen e djeshme brenda një ore dy makina morën flakë në ecje, një në autostradën Tiranë-Elbasan në brendësi të tunelit dhe një në rrugën drejt Dajtit.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki