FINIQ-Dy shtëpi janë djegur nga zjarri që ka përfshirë kullotat, pemët frutore dhe shkurret në fshatin Kardhikaq përgjatë rrugës së vjetër Qafa e Muzinës – Delvinë. E ndërsa dy janë djegur, zjarri rrezikon të tjera shtëpi, por ndërhyrja nga toka është tepër e vështirë si pasojë e terrenit të thyer dhe malor, por edhe erës e tymit.
Pavarësisht vështirësive 6 zjarrfikëse nga Delvina, Saranda dhe Gjirokastra dhe 70 punonjës vijojnë luftën me flakët. Emergjencat Civile theksojnë se dy banesat e djegura kanë qenë të braktisura prej 15 vitesh, larg qendrave të banuara dhe se situata është në kontroll, ndërsa në gatishmëri janë efektivët e FA-së.
Zjarret në Sarandë dhe Delvinë vijojnë prej disa ditësh. Kjo ka bërë që pala shqiptare dje ti kërkojë ndihmë Greqisë, e cila u përgjigj pozitivisht, ndërsa pritet mbërritja e forcave greke dhe mjeteve të tyre për të ndihmuar Shqipërinë në luftën me flakët.

/r.k./Shqiptarja.com
Komente

