Tre automjete u dogjën gjatë orëve të para të mëngjesit në Tiranë, shumë afër qendrës së kryeqytetit në rrugën “Çamëria”.

Në vendin e ngjarjes mbërritën forca zjarrfikëse, të cilat punuan për të shuar flakët. Report Tv siguroi pamje gjatë momenteve që zjarrfikësit marrin në kontroll situatën me zjarrin.

Djegia e makinave dyshohet të jetë e qëllimshme, ndërsa deri tani nuk është e qartë cila ka qenë objektiv i autorëve të mundshëm.

Ekspertë të Komisariatit nr. 3 po punojnë për të zbardhur të plotë ngjarjen, përfshirë këqyrjen e pamjeve të kamerave të sigurisë për lëvizje të dyshimta.