29 anëtarë nga katër familje kanë mbetur në qiell të hapur nga djegja e banesave në orët e para të mëngjesit të sotëm, në Bujan të Tropojës, si pasojë e luhatjes së tensionit.

Ibish Margjeka një nga kryefamiljarët që është prekur nga kjo ngjarje tha se zjarri ka shkrumbuar çdo paisje e orendi shtëpiake.

“Ne jemi të varfër pa asnjë ndihmë sociale. Faturat dhe kamat-vonesat i paguajmë një më një, me borxhe dhe drejtoria rajonale e OSHEE nuk na pret as edhe një orë nëse ne nuk çojmë pagesën. Kontrata pritet dhe gjobat janë marramendëse. Djali i madh me foshnje ka ikur në azil në Francë dhe tani që do ta kthejnë, ai është në qiell të hapur si afër 30 vetë këtu”, tha Margjeka.

Ndërsa, Bujar Hasanpapaj, administratori i njësisë Bujan, tha se është mrekulli që familjarët dhe fëmijët i kanë shpëtuar flakëve dhe se eksperti i zjarrfikësave ka evidentuar në procesverbal se shkëndijat janë pasojë e luhatjes së tensionit. 

zjarr ne tropoje

zjarr 2

Redaksia Online
(m.b.shqiptarja.com)