Sipas policisë, serat ku u gjet lënda narkotike janë në pronësi të Bujar Kamberajt i cili u shpall në kërkim, ndërsa uniformat blu arrestuan ën flagrancë bashkëshorten e tij Shqiponja Kamberaj.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, ka rezultuar se 54-vjeçarja është e përfshirë në këtë veprimtari kriminale, ndërsa bashkë me bashkëshortin 59-vjeçar në kërkim janë shpallur edhe dy djemtë e familjes, Helis dhe Henea Kambera.