TIRANE- Djegia e automateve në kabinën private Bruçi kanë lënë pa drita disa zona në Unazën e Re dhe në një pjesë të Yzberishtit. OSHEE njofton se grupet e avarisë janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit.
"Per shkak te nje defekti ne kabinën private "Bruci" ku jane djegur automatet, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Unazës së Re dhe një pjesë e Yzberishtit.
Grupet e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit", njofton OSHEE.