TIRANE - Dy automjete janë djegur mesditën e kësaj të hëne në Tiranë. Makinat e përfshira nga flakët janë një "Ford" dhe "Toyota". "Fordi" në pronësi të K.D, 23-vjeç është djegur pjesërisht teksa ndodhej i parkuar. 

Ndërsa automjeti tjetër që është përfshirë nga flakët është një automjet tip "Toyota" në rrugën “Vangjush Furxhi”, pronë e shtetases A.Z, vjeç 30, banuese në Tiranë. Në të dyja rastet policia dyshon se zjarrëvënia ka qenë e qëllimshme.

Vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com