Digjen dy transformatorë/ Elbasani, Librazhdi dhe Prrenjasi 12 minuta pa energji elektrike

Digjen dy transformatorë/ Elbasani, Librazhdi dhe Prrenjasi 12 minuta pa energji elektrike

Energjia elektrike në Elbasan, Librazhd dhe Prrenjas është stakuar për rreth 12 minuta, si pasojë e djegies së dy tranformatorëve rreth orës 16:20 të pasdites së sotme. OSHEE njofton se brigada e Drejtorisë së Tensionit të Lartë ndërhyri menjëherë me shuarjen e flakëve dhe vendosjen brenda sigurisë për objektin.

Njoftimi i plotë

OSHEE njofton se ka kaluar më regjim avarie Nst Kusarth 110/20kV, duke sjellë për pasojë stakimin e  linjës 110kV Nst Elbasan 220- Kusarth dhe mungesën energjisë elektrike për n/st Fiber, Librazhd dhe Prrenjas për afro 12 minuta.

Avaria ndodhi në Nst Kusarth si pasojë e djegies së dy transformatorëve, ku brigada e Drejtorisë së Tensionit të Lartë ndërhyri menjëherë me shuarjen e flakëve dhe vendosjen brenda sigurisë për objektin.

- OSHEE thekson se në asnjë rast nuk janë rrezikuar banesat pranë n/st pasi ndërhyrja ka qenë e menjëhershme falë zbatimit të protokollit të sigurisë.

Djegia e transformatorëve, rreth orës 16:20, solli ndërprerje të energjisë elektrike për një pjesë të banorëve të Elbasanit.

Njesitë operacionale të OSHEE morën masat tekniko-organizative në menyre paralele ne zonat e tyre te pergjegjesisë duke rikthyer energjinë për qytetin përmes skemave unazë.

Brenda 30 minuta u futën në punë 7 fidera, duke risjellë furnizimin për lagjet “Syrja Dylgjeri” dhe “28 Nentori”, zonat rreth Pallati Sporti, Tatim Taksa, Dogana, “Sul Papri”, Banka, Telekomi, “Luigj Gurakuqi”, “Kongresi Elbsanit”, “Brigada 17 Sulmuse”, Teatri, Bashkia Prefektura, “Çlirimi”, “Derada”, Stacioni Trenit, “Beqir Dardha”, Sigurimet Shoqerore, Skenderbej dhe Shënkoll, “Partizani” dhe “Dyl Syrja”.

OSHEE është duke punuar nëpërmjet konfigurimit te skemave për të furnizuar edhe pjesën e mbetur të abonentëve (afro 10%).

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë