KUKËS- Një re e madhe tymi është bërë pengesë për automjete që kalojnë në segmentin Kukës-Morinë në rrugën e Kombit. Disa persona të papërgjegjshëm i kanë vënë flakën disa mbeturinave, të pashqetësuar për rrezikun që mund t'u kanoset shoferëve duke përbërë një rrezik serioz për aksidente.
Zjarri ka rënë në afërsi të urës së madhe të Uzinës. Shqiptarja.com sjell foto dhe video nga reja e madhe e tymit. Në këtë kohë, në këtë aks ka një fluks të madh udhëtarësh, kryesisht shqiptarë nga Kosova që zgjedhin të bëjnë pushimet e verës në bregdetin shqiptar. Megjithatë, atyre nuk u rezervohet një pamje shumë e këndshme, por edhe e dëmshme për shëndetit.