SARANDË- Disa vatra zjarresh janë përhapur ditën e sotme në disa parcela me ullishte dhe pemëtari.

Flakët janë krijuar në Matomar, një zonë midis fshatrave Stjar, Kostar dhe Vllahat, në bashkitë Delvinë dhe Finiq.

Për fikjen e zjarrit në vendngjarje kanë shkuar edhe forca zjarrfikëse nga Delvina dhe Finiqi.

Në mbështetje të tyre, po marrin pjesë edhe punonjës të shërbimit pyjor dhe banorë të zonës.