Digjen qëllimisht kullotat e Lunxhërisë në Gjirokastër, zjarrfikëset në 'luftë' me flakët! Identifikohen 2 barinjtë që vunë zjarrin

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë kullotat e fshatit Karjan në Lunxhëri të Gjirokastrës. Forcat zjarrfikëse po punojnë prej orësh për të vënë në kontroll flakët, që fatkeqësisht kanë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme kullotash që u shërbejnë bagëtive të zonës.

Deri tani nga flakët janë djegur 1 ha kullotë, ndërkohë që zjarrfikëset kanë mundur të ndalin zjarrin që të përhapet edhe në sipërfaqet e tjera.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm dhe është vënë nga dy barinj, të cilët janë identifikuara nga policia dhe pritet që ndaj tyre të merren masa.

I.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Raporti i OSBE-ODIHR për zgjedhjet e 25 prillit: si te duket?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Osmani pret në takim sekretarin gjerman të Ministrisë së Jashtme: Gjermania pro liberalizimit të vizave, të thellojmë bashkëpunimin