Një zjarr me përmasa të mëdha shpërtheu pas mesnate në lagjen "Muzakaj" të Beratit.
Flakët dhe tymi dolën nga banesa e familjes Vangjeli e më pas u përhapën me shpejtësi duke djegur dhe dy shtëpi të tjera. Në orët e para të mëngjesit forcat zjarrfikëse nxorën trupin e pajetë të 61-vjeçarit Jovan Vangjeli, i cili ishte invalid.
Pas 5 orësh kërkime u gjet i vdekur nën rrënoja edhe i biri, Mateo Vangjeli, 36 vjeç. Familjarët dhe fqinjët tregojnë për familjen Vangjeli që u shua në këtë tragjedi. Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një ngrohëse elektrike. Ndërsa dy shtëpitë e tjera që u dogjën kanë qenë të pabanuara.
‘Gjatë natës në banesën e shtetasit J.V., ka rënë zjarr, për pasojë zjarri është përhapur dhe në dy banesa të tjera ngjitur, të shtetasve R.S dhe P.N si dhe në katin e tretë të pallatit përballë në banesën e shtetasit M.H në lagjen Muzakaj. Pas ndërhyrjes së shërbimeve zjarrfikës zjarri është vënë nën kontroll. Grupi hetimor është në vendgjarje ku po bënë kqyrjen e vendit të ngjarjes, nëse ka jetë njerëzish të humbura dhe për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.’- njofton policia.
Përfundojnë kërkimet për trupat e djegur në zjarrin e rënë në një banesë në lagjen "Muzakaj" në orët e para të mëngjesit të sotëm. Forcat e kërkimit të Repartit Zjarrëfikës kanë gjetur të shkrumbuar brenda banesës në lagjen "Muzakaj" edhe 36-vjeçarin Mateo Vangjeli.
Burimet policore në vendngjarje konfirmojnë se, trupi i pajetë i 36-vjeçarit u gjet i strukur pranë derës së dhomës së ndenjes. Sipas policisë, banesa është kontrolluar totalisht dhe nuk ka asnjë trup tjetër të pajetë brenda saj.
Trupi i viktimës u transportua në Morgun e Spitalit Rajonal të Beratit,ku do ti nënshtrohet autopsisë mjeko-ligjore, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes së rëndë,që konfirmohet të jetë aksidentale.
Familjarët e viktimës që humbi jetën në Berat, pasi u dogjën brenda në banesë, dyshojnë se ka edhe një tjetër viktime brenda.
Ato treguan se kur shkuan në vend ngjarje rreth mesantës çdo gjë ishte shkrumbuar nga flakët, duke shtuar se shkak mund të jetë bërë një rezistencë.
‘Na morën në orën 12 të natës dhe më thanë që ka rënë zjarr tek Jovani. Jovani ka lindur në 1960, ndërsa Mateo në 1985. Në orën 1 pa dhjetë ne erdhëm dhe e gjetëm të gjithë në flakë, dyshohet se ka qenë edhe një shok i Mateos. Ça të them unë i shkreti nuk flas dot. Ata kishin një rezistencë që gatuanin dhe them se mos ajo e ka shkaktuar!’- tha familjarët.
Një 61-vjeçar është konfirmuar i vdekur nga djegia e tre banesave në Berat. Jovan Vangjeli 61 ndodhej në një prej banesave e cila u shkrumbua nga flakët., Ndërkohë që i biri, Mateo rezulton i zhdukur dhe po kërkohet nga zjarrëfikësit.