Një autobus me turistë pranë kalasë së Beratit ka përfunduar në flakë. Autobusi ishte duke u ngjitur drejt kalasë kur shoferi ka kuptuar se kishte një defekt dhe ka zbritur menjëherë pasagjerët.

Nuk ka asnjë të lënduar.

Zjarri që ka përfshirë mjetin ka shkaktuar tym të dendur e të zi që ka mbuluar zonën.