LUSHNJË - Një automjet tip Renault është djegur pasditen e sotme për shkak të një defekti teknik. Autovetura me targa AB581 NK është djegur në rrugën rurale Fier-Shegan - Krutje.
Drejtuesi i mjetit shtetasi E. H sapo ka parë që dilte tym nga pjesa motorrike ka ndaluar në kohë pa u rrezikuar jeta e tij dhe ka njoftuar zjarrfikësit e Lushnjes.
Këta të fundit kanë shkuar me urgjencë por për shkak të largësisë dhe pse kanë bërë punën e tyre, nuk kanë mundur të shpëtojnë shumë nga automjeti i cili është shkrumbuar totalisht.
Dyshohet se mjeti është djegur për shkak të një defekti teknik.