Digjet e gjallë studentja, akuzoi drejtorin e shkollës për përdhunim

Digjet e gjallë studentja, akuzoi drejtorin e shkollës për përdhunim

Nusrat Jahan Rafi ,një studente 19-vjeçare është djegur e gjallë pasi akuzoi drejtorin e shkollës se e kishte përdhunuar.

Tragjedia ndodhi në datën 27 mars ku Rafi u thirr në zyrë nga drejtori i shkollës islamike në Dhaka të Bangladeshit. 19-vjeçarje pretendonte se ai bëntë veprime të pahijshme kundra saj duke e prekur në pjesët e trupit.

Sapo doli nga zyra e drejtorit vajza shkoi menjëherë në stacionin e policisë ku bëri dhe denoncimin.

Dëshmia e saj e ngacmimit seksual u transmetua dhe në të gjitha mediat lokale të vendit. Lajmi bëri bujë duke shkaktuar reagime të forta ndaj 19-vjeçares dhe familjes së saj.

Një grup nxënësish organizuan tubim në mbështetje të drejtorit pasi atij po i ngriheshin akuza të rreme. Rafi i’u rikthye shkollës në 6 prill për të bërë provimet, dhe me vete kishte marrë vëllain për mbrojtje. Vëllai u ndalua në hyrje të shkollës, ndërsa Rafi u dërgua në çatinë e ndërtesës ku disa persona i kërkuan të hiqte akuzën ndaj drejtorit.

19-vjeçarja nuk pranoi t’i mohonte ato që kishte deklaruar në polici dhe të rinjtë i hodhën vajguri duke i vënë flakën

Nxënësit u përpoqën ta fshihnin ngjarjen që të pretendohësh si aksidentale, por Rafi, përdori telefonin e vëllait për ta rregjistruar me video sulmin, ndërsa tregoi disa persona përgjegjës.

Policia arrestoi 15 persona, 7 prej të cilëve besohet se ishin të përfshirë drejtpërdrejtë në ngjarjen.

Studentja pësoi djegie në 80 % të trupit dhe u nda nga jeta 4 ditë më pas në datën 10 prill.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh

Tentoi të vriste 47 vjeçarin në Fier, arrestohet pas 3 vitesh