Deklaratat e ish-ministres maqedonase Jankullovska për zhdukjen e shqiptarëve kanë sjellë reagimin tifozëve në Kosovë. Tifo grupi ‘Plisat’ kanë shfaqur një banderolë për ngjarjet e fundit që janë duke u zhvilluar në Maqedoni duke sharë dhe ofenduar ish-ministren e Brendshme.  “Mos u merr me shqiptarët. Ti je k…. e vogël, Jankullovska”, shkruhej në pankartën e Plisave.
 
Ndërkohë që tifozët e Istogut “Gjimmat” kanë djegur flamurin e Maqedonisë. Djegia e flamurit erdhi në ndeshjen mes Istogut dhe Ferizajat.
 
Reagimi i tifozëve vjen pas përgjimeve, por edhe dhunës ndaj shqiptarëve në Kumanovë.
 
jankulovska
jankulovska

d.b/shqiptarja.com