Për herë të dytë brenda pak ditësh zjarri ka rënë në kompleksin 'Kika', tek 'Komuna e Parisit' në Tiranë. Flakët të cilat u shuan plotësisht pas afro 2 orësh, ranë në garazhin e një pallati 8-katësh te 'Kika 1', rreth orës 18:00.

Shkak i flakëve dyshohet të ketë qenë një defekt i kompresorit - që ndodhej në garazh - të frigoriferit të një marketi. 


Lajmi kryesor:

Tiranë/ Sërish zjarr në pallatet e kompleksit 'Kika' te 'Komuna e Parisit'! Merr flakë garazhi, shkak kompresori i frigoriferit të një marketi! Evakuohen banorët, mes tyre fëmijë (VIDEO)