KAVAJË- Një makinë në pronësi të Sh. B., 45 vjeç është djegur gjatë natës në lagjen nr. 5 në Kavajë. Report Tv mëson se 45-vjeçari është efektiv policie. Policia njofton se si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Tashmë grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit, ndërkohë që materialet hetimore janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
‘Më datë 25.05.2021, në Lagjen nr.5, Kavajë, është djegur mjeti në pronësi të shtetasit Sh. B., 45 vjeç, ku ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.’- njofton policia.