Punonjësit të Ujësjellësit në Vlorë Olsi Kafazi, gjatë mbrëmjes së djeshme i është djegur djegur makina tip 'Nisan' me targa VL 7260 C.

Nga të dhënat e para që mëson Report Tv dyshohet se zjarri ka qenë i qëllimshëm dhe kjo lidhet pikërisht me një konflikt të tre javëve më parë, ku është përfshirë pronari i mjetit për motive të dobëta.

3 javë më parë Kafazi është rrahur keq nga 3 persona ende të paidentifikuar, përpar shtëpisë së tij.

Për këtë ngjarje ai është shtruar edhe në spital, kurse policia ende nuk ka mundur që ti identifikojë autorët.

Kafazi për momentin ndodhet në komisariat duke dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen.

"Më datë 22.10.2020, në mesnatë, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është djegur plotësisht automjetiti i markës “Nisan”, në pronësi të shtetasit O. K., 35 vjeç, banues në Vlorë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit", thuhet në njoftimin e policisë.

Makina e djegur në Vlorë

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:41
I shkrumbuan makinën gjatë natës/ 3 javë më parë punonjësi i Ujësjellësit u rrah para shtëpisë, ishte shtruar edhe në spital

1603355987_olsikafazi.jpg

Punonjësi i Ujësjellësit Olsi Kafazi të cilit gjatë mbrëmjes së djeshme i kanë djegur makinën, 3 javë më parë ishte rrahur nga 3 persona ende të paidentifikuar.

Përpara 3 javësh pas konflikteve ende të paqarta ai është rrahur përpara shtëpisë dhe më pas është shtruar edhe në spital.

Policia ende nuk ka arritur ti identifikoi autorët. Kafazi për momentin gjendet në  komisariat duke dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen.