I mituri dha alarmin, zjarri shkrumbon katin e tretë të pallatit në Fushë-Krujë, banori hero shpëton 4 fëmijë: I gjeta shtrirë, theva derën (VIDEO-Dëshmitë)

FUSHE- KRUJE- Një zjarr i fuqishëm shkrumboi mëngjesin e sotëm katin e tretë të një pallati në fshatin Zallë tek ish-kooperativa "Partizani" duke sjellë dëme të shumta materiale, por fatmirësisht jo në njerëz, pasi katër fëmijë që mbetën brenda të rrethuar nga flakët u shpëtuan. Report Tv sjell pamjet e momentit kur zjarri përfshiu katin e tretë të pallatit. Zjarri është konstatuar nga një fëmijë në një nga hyrjet e pallatit. I mituri ndodhej i vetëm në banesë, pasi prindërit ishin në punë kur rreth orës 07:00 ka parë zjarrin që kishte përfshirë pjesën e pasme të frigoriferit duke u kërkuar ndihmë fqinjve që lajmëruan zjarrfikësen. Flakët u përhapën me shpejtësi në të gjithë çatinë e ndërtuar me material druri, e cila ishte e vjetër, e ndërtuar në vitet '70.

Nga flakët u dogjën katër hyrjet e katit të tretë, ndërsa katër fëmijët u asfiksuan nga tymi brenda në godinë, pasi nuk arritën që të dalin, por ndërhyrja në kohë e njërit prej banorëve arriti që t'i shpëtonte dhe pas ndihmës së parë nga urgjenca janë në gjendje të mirë jashtë rrezikut. Banori hero, Luan Tali tregoi për Report Tv si evidentoi flakët dhe si i gjeti të shtrirë katër fëmijët, që ishin asfiksuar nga tymi.

"Rreth orës 07:00 po shikoja njerëzit që po shikonin lart në katin e tretë, u bëra kurioz, dal jashtë dhe shikoj tym. Ngjitem në katin e tretë dhe shikoj katër fëmijë shtrirë ishin asfiksuar, theva derën dhe i nxora. Më janë dëmtuar tre hyrje, realiteti sa shpejt kanë ardhur shikoje vetë. Nuk dilnin as njerëzit, i kam nxjerrë me shkelma" tha një nga pronarët e hyrjeve që u shkrumbuan.

Një tjetër banor u shpreh se ishte në punë kur e lajmëruan se i ishte djegur shtëpia, ndërsa i bëri apel shtetit për ndihmë. "Isha duke punuar dhe na lajmëruan se u dogj shtëpia, kur erdha pashë që ishte djegur komplet kati i tretë, nuk ka asgjë brenda, i lutem shtetit të na ndihmojë se nuk kemi shtëpi. Unë jam vetë i pestë, kam tre kalamaj. Në momentin e zjarrit në shtëpi ishin fëmijët dhe dolën jashtë. Shkak mendoj ndonjë shkëndijë elektrike, jo nga shtëpia ime".

Për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe zjarrfikëset e Krujës dhe Vorës, por edhe disa biznese me bote uji. Por pavarësisht ndërhyrjes nuk u shmang djegia e katit të tretë duke i lënë katër familjet në qiell të hapur. Fatmirësisht katër bombolat e gazit u nxorën me shpejtësi nga banesat e katit të tretë duke shmangur shpërthimet. Nga të dhënat e para dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike si pasojë e luhatjeve të tensionit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:09
Shkrumb e hi, pamjet nga kati i tretë i pallatit ku nuk ka mbetur asgjë nga zjarri (VIDEO)

Report Tv sjell pamjet nga brenda hyrjeve që u shkrumbuan nga zjarri mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë. Brenda hyrjeve të katit të tretë nuk ka mbetur më asgjë, pasi gjithcka është djegur. Banorët kërkojnë ndihmën e shtetit, pasi kanë mbetur në qiell të hapur. Kati i tretë u dogj me shpejtësi, ndërsa zjarrfikësja ka shkuar 30 minuta pasi është lajmëruar, pasi distanca nga stacioni në Krujë është e largët. Banorët edhe më parë e kanë ngritur si shqetësim faktin se nuk ka një stacion zjarrfikëse.

Ora 13:59
'Ishim në gjumë, pamë tmerr me sy'/ Fëmijët në Fushë Krujë: U shkrumbua gjithçka (VIDEO)

Fëmijët që banonin në katin e tretë të pallatit që u dogj ditën e sotme tregojnë momentet e tmerrit dhe si arritën të dilnin nga hyrja. Ata rrëfejnë se ishin në gjumë dhe se kur u zgjuan nga thirrjet e fqinjëve panë dhomën të mbushur me tym.

"Kur ra zjarri isha në gjumë në shtëpi. Ishte mëngjes. Vetëm kur dëgjojmë komishiun që të merrte kalamajtë e komishiut tjetër, kur shikojmë shtëpinë të mbushur me tym. Dolëm vetë jashtë, pasi pamë tymin, zjarrin tmerr.

Vetëm këtu në banesë kishte katër kalamaj në shtëpi, ishin vetëm pasi mamin e babin i kishin në punë, ashtu si ne. Fëmijët e tjerë i nxori komshiu. Isha vetëm me motrat 15 dhe 12-vjeç. I trembëm shumë kur e pashë shtëpinë duke u djegur. Nuk kanë mbetur asgjë të gjitha janë djegur".

"Librat e shkollës nuk i kisha marrë, por ngjyrat të cilat më janë djegur. Nuk e dimë ku të banojmë. Ne ishim duke fjetur, vetëm kur shikuam tymin, dolëm jashtë, nuk morëm asgjë nga shtëpia.

Për zjarrin na lajmëroi komshiu. Pastaj lajmërova komshiun tjetër të katit të dytë. Fikëm automatët dhe dolëm, nuk ka shpëtuar asgjë" thanë fëmijët e njërës prej hyrjeve që u dogjën në Fushë Krujë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 14/09/2019 21:59

    Bravo hero, meriton gjithe mirenjohjen. Te kishte ndodh gjema sot mediat do transmetonin 24 ore live mbi tragjedine, por fal teje u mjaftuan me nje kronike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë