Heroi i Fushë Krujës rrëfen si shpëtoi katër fëmijët nga pallati në flakë: Çfarë të shikoja ishin të asfiksuar... (VIDEO)

Luan Tali nga Fushë Kruja shmangu mëngjesin e sotëm një tragjedi, pasi arriti që të shpëtonte katër fëmijët e familjes Skënderi, që u asfiksuan si pasojë e tymit dhe zjarrit që përfshiu katin e katërt të pallatit ku banonin. Në një intervistë për Report Tv, banori që tashmë është kthyer në hero tregon momentet e tmerrit dhe si arriti që të shpëtonte fëmijët që ishin vetëm në banesë, pasi prindërit ishin në punë.

"Jam banor i këtij pallati. Ishte rreth orës 07:00, po shikoja njerëzit që po shikonin lart dhe dyshova se ka dicka. Unë banoj në katin e parë dhe dola, pashë tym në katin e tretë. U thirra pronarëve të hyrjes, por askush nuk u përgjigj, as fëmijët. Shkova me vrap në katin e tretë, i rashë derës nuk e hapi njeri, e hapa me forcë, por nuk kisha cfarë të shikoja ishin të asfiksuar dhe i nxora me forcë.

Të katërt fëmijët janë të vegjël, 10-11-vjeç më i madhi, e vogla 6-vjeç. Ndihem i trullos nga tymi dhe flaka, kush nuk e beson e provoftë vetë. Falenderoj Allahun që shpëtoi ata fëmijë, por të tjerat rregullohen. Nga këta nuk pres ndihmë, se të ishte për ndihmë nuk kishim arritur në këtë gjendje" u shpreh Luan Tali, që banon në katin e parë të pallatit që u përfshi nga flakët.

Ndërkohë që thirrjes për ndihmë të Talit iu përgjigjën edhe banorë të tjerë të pallatit. Marjana Çoku një nga banoret e pallatit që shkoi në ndihmë të fëmijëve. Ajo rrëfen se fëmijët ishin të tronditur. "Luan Talin e shikova duke ikur me vrap, kur shkuam atje, vetëm kur kemi marrë fëmijët me burrin tim dhe nusen e Luanit.

Fëmijët ishin të trembur, të tronditur, se ashtu jemi ne dhe jo ata që janë të vegjël. Nxorëm fëmijët jashtë dhe më pas morëm kovat e ujit për të shuar zjarrin dhe lajmëruam policinë" tha ajo. Nga zjarri u dogj kati i katërt i pallatit, por fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz, ndërsa shkak nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë një shkëndijë elektrike.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë

VIDEO/ E nis dhe e mbyll aksionin, Edon Zhegrova shënon me Lille në Francë