Një vatër zjarri e rënë në një magazinë ngjitur me banesën ka rrezikuar seriozisht shtëpinë e Sali Afmatajt në fshatin Tapizë të Krujës.
Zjarri ka përfshirë të gjithë magazinën dhe për pasojë janë djegur materiale të ndryshme dhe bazë ushqimore për blegtorinë por fatmirësisht nga ndërhyrja në kohë rekord e zjarrfikëses është bërë i mundur neutralizimi i flakëve të cilat kërcënonin banesën ngjitur ku jeton familja Afmataj.
Fatmirësisht nga zjarri nuk ka persona te lënduar por vetëm dëme materiale. Shkak i zjarrit sipas zjarrfikëses dyshohet një shkëndijë e energjisë elektrike.