SHKODËR- Një makinë është djegur pjesërisht në Shkodër.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:50, në lagjen "Ahmet Haxhija", ku ka rënë zjarr në mjetin tip “Suzuki”, në pronësi të shtetasit G.  S. 35 vjeç.

Automjeti ka qenë i parkuar në oborrin e pallatit dhe si pasojë e zjarrit automjeti  është djegur pjesërisht. 

Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.