TEPELENË-Digjet nënstacioni elektrik në Njësinë Administrative Krahës në Qesarat. Shkak është bërë një shkëndijë, që ka sjellë më pas përfshirjen nga flakët dhe djegien totale.
Bëhet fjalë për djegien e transformatorit dhe tre fidrave që furnizojnë 1500 abonentë në Qesarat. Report Tv sjell pamjet e zjarrit masiv. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se zjarrfikësja ka shkuar me vonesë për të shuar flakët, ndërsa nuk ka banesa dhe biznese pranë që mund të rrezikohen.
Ndërkohë OSHEE njofton se nga ky shpërthim kanë mbetur pa energji elektrike disa fshatra të Tepelenës: Lulezim, Krahes 1, Krahes 2, Xhaxhaj, Levan, Bardhaj, Zhulaj, Allkomemaj, Kamçisht, Toç, Koshtan, Canometaj, Toçi Ri, Shehaj, Martalloz lab, Dhemblan, Sinanaj, Matohasanaj, Mamugjinaj, Dorez, Kalivaç, Leshnje, Perparim, Iliras, Zhapokike, Amanikaj
Komente










Digjen nenstacione ,kabina,paisje shtepish dhe askush smabn pergjegjesi. Drejtorat i ka vene partia dhe skane asnje pergjegjesi. Petraq lika i pari qe duhet te largohet nga drejtorlleku apo eshte baxhanaku i anastat angjelit dhe deri sa e dal ne pension do jete drejtor. Le te digjen nenstacione na rofte anastasi Dhe do sheroje kancerin ne energjitike o kryeminister.
Përgjigju