Një banesë 2-katëshe është shkrumbuar plotësisht, ku fatmirësisht e moshuara, e cila jetonte në të ka arritur të shpëtojë. Zjarri ka rënë në një banesë në fshatin Gjerbës, Mallakastër, në pronësi të Vezire Jaupaj, 75 vjeçe.
Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar zjarrfikësen sapo kanë parë tymin dhe flakët e para, ndërsa është bërë e mundur nxjerrja në kohë nga banesa e të moshuarës. Zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme, ndërsa shkak i tij është bërë një shkëndijë elektrike.
Më herët në Kolonjë një person humbi jetën, pasi ra zjarr në banesën e tij, duke mos mundur të dalë në kohë. Trupi i tij u gjet i djegur nga forcat zjarrfikëse pas shuarjes së flakëve.

Komente

