VLORË- Një makinë është djegur gjatë natës në Vlorë në zonën e Plazhit të Vjetër dhe dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme. Makina është në pronësi të Anjeza Shikos, drejtore e Tatim-Taksave në Bashkinë e Vlorës.

Makina 'Volkswagen' me targa AA444SV është djegur me benzinë rreth orës 22.15 të së dielës, teksa ishte e parkuar në garazhin e pallatit.  Në lidhje me ngjarjen policia thotë se ka shoqëruar në komisariat disa të dyshuar dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve.

Muhamet Çota, babai i Anjeza Shikos, zyrtares se bashkisë, tha se makinës i është vënë flaka për shkak të punës që bën e bija.

‘Është e vajzës mbrëmë rreth dhe orës 10 e çerek është konstatuar tym në garazh. Erdhëm me shpejtësi. Me 1000% e qëllimshme për shkak të detyrës që bën vazja pasi punon në bashki. Shteti duhet ta gjejë'- tha Muhamet Çota.

Policia e Vlorës ka sekuestruar kamerat e sigurisë, të cilat kanë filmuar një person të maskuar me kapuç gri që hyn në garazh I hedh benzinën dhe më pas I vendos flakën makinës. Pista kryesore e hetimeve është ajo e hakmarrjes për shkak të detyrës së Anjeza Shikos dhe në këtë drejtim po punohet për identifikimin e autorit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:14
VIDEO/ Momenti kur i vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë e Vlorës

 

Shqiptarja.com ka siguruar momentin kur i vihet flaka makinës së drejtoreshës së Tatimeve në bashkinë e Vlorës Anjeza Shikos. I maskuar me kapele autori afrohet dhe spërkat me lëndë djegëse makinën dhe më pas i vë flakën.

Ora 09:31
Djegia e makinës së drejtoreshës së Tatimeve në Vlorë, babai: Është e qëllimshme për shkak të detyrës

 

Babai i Anjeza Shikos, drejtoreshës së Tatimeve në Vlorës që i dogjën makinë, Muamet Çota, tha se mjetit i është vënë flaka për shkak të punës që bën vajza e tij.

‘Është e vajzës mbrëmë rreth dhe orës 10 e çerek është konstatuar tym në garazh. Erdhëm me shpejtësi. Me 1000% e qëllimshme për shkak të detyrës që bën vazja pasi punon në bashki. Shteti duhet ta gjejë'- tha Muamet Çota.