Një banesë ka marrë zjarr në orët e parë të mëngjesit të sotëm në fshatin Lazarat në Gjirokastër.
Shtëpia e djegur i përket Bajo Meçit, dhe mësohet se shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë zjarrfikësit të cilët kanë bërë të mundur lokalizimin e zjarrit, duke shpëtuar gjysmën tjetër të shtëpisë.
Gazetari Pirro Nase raporton se zjarri ka shkrumbuar një dhomë së bashku me orenditë shtëpiake.
Komento